LAJMI I FUNDIT:

Bli banesë në Shëngjin dhe jeto në harmoni me natyrën dhe detin

Bli banesë në Shëngjin dhe jeto në harmoni me natyrën dhe detin

Kompleksi “Holiday In 2” në Shëngjin, po shihet si një nga vendet më të mira për të blerë një shtëpi pushimi dhe arsyet janë te panumërta. Ky kompleks i ri po bën bujë për shkak kualitet të lartë të ndërtimit.

Përsosmëri në çdo detaj ndërtimi – materiale moderne dhe kualitative
Është punuar shumë që kompleksi të jetë ndryshe nga të tjerët. Nuk është ndërtuar thjesht për të dukur bukur, por është ndërtuar që të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë jetëgjatësi. Ekipet që kanë ndërtuar kompleksin “Holiday In 2” kanë përzgjedhur vetëm materiale kualitative dhe kanë përdorur mënyra të reja ndërtimi që janë më të mira për mjedisin.

Nga hapësirat e përbashkëta tek çdo njësi banimi brenda kompleksit, është e qartë që në çdo hap të procesit të ndërtimit, është kërkuar përsosmëri. Dritaret e mëdha të cilat u japin dritë natyrale dhomave, sistemet e fundit të ngrohjes dhe ftohjes, dëshmojnë angazhimin e “Holiday In Resort” ndaj një jetese të rehatshme.

Jeto në harmoni me natyrën dhe detin

Blerësit që zgjedhin “Holiday In Resort” marrin jo vetëm një vend për të qëndruar, por një stil jetese që vlerëson qetësinë, komoditetin dhe bukurinë.
Në një vend si Shëngjini, ku natyra dhe deti janë të çmuara, “Holiday In Resort” do të thotë të jesh në harmoni me këto elemente, të jetosh në një mjedis të ndërtuar me dashuri dhe respekt për çdo detaj, të jetosh me standardin e lartë të ndërtimit.

Për të marrë më shumë informacione rreth blerjes së apartamentit kontaktoni në:

Web: edilproject.al   

E-mail: info@edilproject.al   

Tel: +355 69 203 5005    / +355 69 202 0608  

Facebook: Edilproject.al   

Instagram: edilproject.al