Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Blert Morinës dhe e ka detyruar Agjencinë e Regjistrimit Civil t’ia ndërrojë atij shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumentet e identifikimit
Kështu thuhet në njoftimin e Qendrës për barazi dhe liri.
“Më 11 dhjetor 2019 është bërë i plotfuqishëm Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin iu dha të drejtë Blert Morinës ta ndërrojë shënuesin e gjinisë dhe emrin në dokumente të identifikimit në përputhje me identitetin e tij gjinor. Morina kishte kërkuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë në prill 2018, që t’i ndërrohet emri nga Blerta në «Blert» dhe shënuesi i gjinisë nga gjinia femërore, në shënuesin e gjinisë mashkullore «M». Pas përgjigjes refuzuese të Zyrës së Gjendjes Civile dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Morina bëri padi pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë duke kërkuar që t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor”, thuhet në njoftim.
Paralelisht me padinë e parashtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Morina kishte ngritur edhe një kërkesë për shqyrtim të kushtetutshmërisë të vendimit refuzues të ARC-së në Gjykatën Kushtetuese.
Sidoqoftë, kushtetuesja ia kishte hedhur poshtë kërkesën si të parakohshme, me arsyetimin se duhet shterë mjetet e rregullta juridike para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Ky rast morri vëmendje të madhe nga publiku si rasti i parë publik i një personi transgjinor që kërkon nga shteti i Kosovës t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor.
“ARC, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore kishte dërguar përgjigje në padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sidoqoftë nuk është paraqitur në asnjërën nga dy seancat gjyqësore të mbajtura në këtë gjykatë. Më 24 tetor 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamtenti për Çështje Administrative morri vendim me të cilin e aprovoi si të bazuar padinë e Blert Morinës dhe urdhëroi që vendimi refuzues i ARC-së, të anulohet. Ndërkohë, udhëroi Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjakovës t’ia ndërrojë emrin nga «Blerta» në «Blert» dhe shënuesin e gjinisë nga «F» në «M» në Regjistrin Themeltar dhe Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile”, thuhet në njoftim.
Gjykata Themelore në Prishtinë, mes tjerash, ka konstatuar se me refuzimin e kërkesës së Morinës për ndërrim të emrit dhe të shënuesit të gjinisë është cenuar e drejta e tij në privatësi e mbrojtur me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Ky vendim i gjykatës është vendimi i dytë publik në të cilin gjykatat e rregullta në Kosovë vendosin në favor të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të komunitetit transgjinor në Kosovë. Një rast tjetër i ngjashëm me atë të Morinës është vendosur nga Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2018. Pas shqyrtimit të ankesës së M.M. kundër Agjencisë së Regjistrimit Civil, Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është vendosur që t’i japë të drejtë M.M.-së për ta ndërruar emrin dhe shënuesin e gjinisë në përputhje me identitetin e tij gjinor”, thuhet më tej në njoftimin për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite