Një nga blerjet më të shtrenjta të shekullit të 20-të, ishte Elvir Baljic i cili u ble nga Real Madridi, por nuk pati sukses në botën e futbollit.

Boshnjaku arriti te Real Madridi në sezonin 1999 për 21 milionë euro.


Tani ai është 43 vjeç dhe ka filluar të pëlqehet shumë si këngëtar i muzikës popullore në vendin e tij, Bosnje.

https://twitter.com/renaldinhos/status/733951522250297344

Elvir Baljic erdhi në Real Madrid në vitin 1999, i pagëzuar si ‘Rivaldo i ri’.

Driblimet, goditja me këmbën e tij të majtë, gjuajtjet e lira, e bën atë shumë të ngjashme me lojtarin brazilian.

Po vinte në Spanjë me shumë bujë në atë kohë. Por një dëmtim i rëndë nuk e la të futej mirë në  ekipin e Real Madridit, pasi më vonë kishte pak minuta.

GettyImages 1236567 e1524866480715 Elvir Balic me fanellën e Real Madridit -Getty)

Në atë kohë Real Madridit i shkuan huq 3.500 milionë peseta (21 milionë euro).

Ky çmim e bëri atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë të Real Madridit në shekullin e 20, pas Anelkas që u ble po atë vit.

Këto ishin shifra të papaguara nga Real Madridi në atë kohë, por pas vitit 2000 kur u ble Luis Figo, u bën normale.

GettyImages 1464509 Balic te Galatasaray . (photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ai u huazua në Fenerbahce, pastaj edhe te Rayo Vallecano. Ai luajti në Turqi edhe për Galatasarayn.

Pavarësisht se ishte një nga lojtarët më të mirë në historinë e Bosnjës dhe  Hercegovinës, me 14 gola në 38 ndeshje, ai e mbylli karrierën në Instalbulspor në sezonin 2008-2009.

GettyImages 1779539 Elvir Baljic te Bosnja . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Ai tani 43 vjeç po triumfon në Bosnje si këngëtar i muzikës popullore klasike. /Telegrafi/

telegrafi sport app