LAJMI I FUNDIT:

Blerina, policja nga Vlora që do të fundosë të dashurin Moisi Habilaj dhe Saimir Tahirin

Blerina, policja nga Vlora që do të fundosë të dashurin Moisi Habilaj dhe Saimir Tahirin

Një vajzë duket se do të fundosë grupin e Habilajve dhe do të rëndoje edhe më tepër gjëndjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gazetarja Anduena Llabani shkruan në Blitz se është pikërisht Blerina, ish-shefja e anti-trafikut në Vlorë, e cila ka qenë e dashura e Moisi Habilajt që ka dëshmuar në prokurori duke dhënë detaje kyçe, transmeton albeu.


Shkrimi

Kush është oficerja që fundosi Moisi Habilajn?…

Është parë nga të gjithë që Bleria…oficerja simpatike e anti-trafikut në Vlorë, shoqërohej në kafenet e qytetit jo vetëm nga kolegë të saj, drejtues të lartë por edhe nga Moisi habilaj.

Të gjithë e dinin lidhjen e saj intime me njeriun e rëndësishëm që s’mungonte në asnjë tavolinë me drejtues policie të çdo niveli.

Një ditë pas arrestimit të Habilajt, në prokurori, gjykatë e polici, ziente lajmi se Bleria kishte shpëtuar. jo vetëm për faktin se i dashuri i saj u zbulua, por miku i të gjithëve ishte vënë nën “pranga”.

Një prej drejtuesve të lartë të gjykatës së Vlorës, tha se: Bleria ka shpëtuar. duke nënkuptuar se ajo jo vetëm përdorej nga Moisi Habilaj, por edhe keqtrajtohej prej tij në mënyrë barbare.

Kjo i mjaftoi organit të akuzës ta kthejë oficeren e re , nga viktimë në bashkëpunëtore të saj.

Ajo është e dashura dhe bashkëjetuesja e Moisi Habilajt. Në statusin e bashkëpunëtores ajo ka rrëfyer çdo gjë dinte dhe bënte, gjatë kohës që gëzonte detyrën si oficere kontakti në drejtorinë e anti-trafikut në Vlorë.

Mësohet se Blerina…, bashkëpunëtorja e prokurorisë në çështjen Habilaj, është marr në mbrojtje pas dëshmisë që ka dhënë për llogari të hetimit.

Në këtë rrëfim, ajo mësohet se ka zbardhur disa nga episodet kur është dashur të fshij nga sistemi TIMS, mjete dhe emra, që kanë dalë nga territori ynë me ngarkesa të mëdha lëndësh narkotike.

Dëshmia e saj, është konsideruar si më e rëndësishmja për akuzën, pasi nga verifikimet ka rezultuar se Blerina …ka patur një rol të rëndësishëm në fshehjen e provave.

Ajo jo vetëm ka treguar se si dilte lënda narkotike nga vendi ynë, por ka bërë edhe lidhjen mes Habilajt dhe ish ministrit Sajmir Tahiri. Sipas saj, shumë para që vileshin nga ky trafik kanë shkuar në llogarit bankare të tij. Blerina sot është e mbrojtur nga shteti, ndërsa dëshmia e saj është bërë shkak për kërkesën e arrestit që prokuroria I ka drejtuar këshillit të mandateve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori