Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese.


Së fundmi, interpretuesja e hitit “Boom Boom” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive.

361938870 18376650931015032 8297853464958338543 n

E veshur me një kostum ‘body’ me ngjyrë të kaltër dhe material lëkure, Blerona vuri mjaft mirë në dukje linjat trupore.

44-vjeçarja vazhdon të jetë në top formë – e krejt kjo duket të jetë falë jetesës së shëndetshme dhe përkushtimit në aktivitetin fizik.

360141841 18376650943015032 4547406567697187874 n

“Ajo ishte një libër i hapur. Ai ishte analfabet”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Bleona përndryshe jeton prej dekadash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vazhdon herë pas here të jetë aktive në muzikë. /Telegrafi/

362246760 18376650970015032 4258968507420035266 n

361648851 18376650961015032 6138095338495293549 n Foto: Bleona/Instagram

362260317 18376650952015032 5491463573052922958 n Foto: Bleona/Instagram