LAJMI I FUNDIT:

Blen një shtëpi në Los Angeles, pas katër vjetëve zbuluan një dhomë sekrete në të – çka u shërbente ajo pronarëve të mëparshëm

Blen një shtëpi në Los Angeles, pas katër vjetëve zbuluan një dhomë sekrete në të – çka u shërbente ajo pronarëve të mëparshëm

Aurora ndau një zbulim të pazakontë me ndjekësit në TikTok, pasi gjeti një dhomë sekrete në shtëpinë e saj në Los Angeles, SHBA.

Së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, ajo ka katër vjet që jeton në shtëpi, por vetëm tani e kuptoi se aty është një dhomë – e fshehur pas një rafti të madh librash.


Gruaja po ndihmonte të shoqin të hiqte tapetin e vjetër kur vunë re një mur të pazakontë pas raftit. E kuptuan që ai po lëvizte dhe pas tij panë një derë metalike!

Aurora publikoi një video të bashkëshortit të saj duke hapur derën dhe duke hyrë në një dhomë të fshehur dhe më pas filluan surprizat, transmeton yahoonews.

@kids_up_in_here Unedited first views of the hidden room. #creepy #hiddenroom #hiddenroominmyhouse #hiddenrooms #creepytok #fyp ♬ original sound – Aurora Blazingstar

“Kjo duhet të jetë një strehë apo diçka tjetër”, tha gruaja dhe burri u përgjigj se “ndoshta një dhomë sigurie”.

Është interesante se dera kishte vetëm një dorezë të jashtme dhe kur çifti hyri brenda, ata vunë re njolla të pazakonta të kuqërremta në dysheme.

“Ky duhet të jetë ndryshk, apo jo”, tha Aurora dhe burri i saj shtoi se “shpresoj se është ndryshk”.

Videoja e saj u bë shpejt virale dhe arriti miliona shikime.

“A ka ndodhur një vrasje atje?”, ka shkruar një përdorues dhe një tjetër ka shtuar se “kjo është rrëqethëse. Thirrni policinë”.

Gruaja më vonë doli dhe tha se besonte se pronarët e mëparshëm kishin një kasafortë armësh dhe se njollat e kuqërremta kishin mbetur nga ato ditë. /Telegrafi/

@kids_up_in_here Now I know! #hiddenroom #hiddenroominmyhouse #creepy #fyp #secretroom ♬ original sound – Aurora Blazingstar

@kids_up_in_here We weren’t going to tell the kids, but they saw my TikTok on my husband’s phone. 😆 The jig was up. #hiddenroom #secretroom #creepy #creepyhouse ♬ original sound – Aurora Blazingstar

@kids_up_in_here I told my daughter there was something she had to see in the basement. 😆 #hiddenroom #secretroom #creepy #creepyhouse #fyp ♬ 5&1/2 Minute Hallway – Poe

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori