LAJMI I FUNDIT:

Blej online nga rehatia e shtëpisë në SPAR Kosova

Blej online nga rehatia e shtëpisë në SPAR Kosova

SPAR Kosova, si një ndër brendet më të besuara në vend, me produktet më unike, për sa i përket freskisë, cilësisë dhe gamës së tyre, tash së fundi ka ri-lansuar shërbimin më të ri SPAR Online duke ofruar mbi 600 artikuj ushqimorë bazikë dhe higjenike,, duke mbështetur kështu nevojat e konsumatorëve për të bërë blerje më të shpejta të ushqimeve. Ky shërbim adreson gjithashtu faktin se klientët shpesh e kanë të vështirë të gjejnë një ditë të përshtatshme të dalin dhe t’i kryejnë gjitha pazaret që kanë nevojë brenda një kohe të shkurtër dhe kështu stresin nga blerja fizike e produkteve në market.

Me një shpenzim minimal të porosisë prej vetëm 20 euro (pra ekziston një prag i ulët për përdorimin e shërbimit) konsumatorët gëzojnë transportin falas në shtëpitë e tyre, në kohën që atyre u përshtatet në gjithë Kosovën. Blerja mund të realizohet shumë thjeshtë përmes gjitha pajisjeve: Lap Top apo Telefon Mobil (përmes aplikacioneve në IOS dhe Andoid). Mënyra e pagesës gjithashtu është e thjeshtë, e lehtë me mundësi pagese cash, përmes bankës apo me POS Kartele bankare pas pranimit të porosisë fizikisht.

Laramania e produkteve që posedon SPAR, si dhe shërbimi i shkëlqyeshëm ndaj konsumatorit do ta bëjë blerjen tuaj nga shtëpia një eksperiencë të paharruar.

Produktet më të shëndetshme dhe me shumë veti ushqyese janë vlerat e brendit SPAR, dhe si e tillë sigurohet që ato të jenë gjithmonë në dispozionin tuaj.

Për më shumë informata, ju ftojmë të vizitoni web faqen tonë: 

https://shop.spar-kosova.com/

Artikull i sponzorizuar