Blazheviq: Terezën e kam bartur në Prishtinë

Miroslav “Qira” Bllazheviq ndër klubet e shumta në karrierën e tij ka udhëhequr edhe skuadrën e Prishtinës gjatë viteve të 80-ta të shekullit të kaluar.
Trajneri karizmatik në një intervistë për mediat kroate ka folur për seksin, duke treguar një rast të shumë përfolur në Ish-Jugosllavi, transmeton 'Sporti1'.
Kur ai kishte ardhur në Prishtinë, me të kishte ardhur edhe ish-këngëtarja e njohur kroate, Tereza Kesovija një seks simbol i asaj kohe. Megjithatë “Qira” ka mohuar të ketë pasur ndonjë lidhje me të.
“Jeta pa seks nuk vlen. Ndërsa si më shihni mua jam ende i gjallë. Kam fituar dy kanacera dhe jam operuar. Në Prishtinë kam bartur Tereza Kesovijan në duar nëpër tërë stadiumin. Por, nuk ka pasur seks... për fat të keq”, ka thënë tha Qira i njohur për adhuruesit më të vjetër të futbollit në Prishtinë. /KP/Telegrafi/




















































