LAJMI I FUNDIT:

Black Friday këtë vit në Topshop, me ofertat më të mira në treg

Black Friday këtë vit në Topshop, me ofertat më të mira në treg

Këtë vit, Black Friday në Topshop vjen me ofertat e përgatitura në produktet tashmë të njohura në Kosovë si alfa produkte.
Duke i dhenë të parët identitetin kësaj dite para 5 viteve, ne vazhdojmë traditën edhe këtë vit me zbritjet që 24 Nëntori do t’i shpalos për ju. Edhe ketë vit do të ndajmë me ju 4 ditë përplot zbritje e surpriza, të cilat urojmë t’i shfrytëzoni për të kompletuar nevojat tuaja.

Datat 24, 25, 26 dhe 27 konsideroni ditët tuaja me fat sepse do të keni mundësinë të bëni blerjet dhe përzgjedhjet e duhura për të kompletuar dhomën tuaj të fjetjes, kopshtin, kuzhinën, këndin tuaj të palestrës, dhe çdo nevojë tuajën që produktet tona mund ta plotësojnë. Koha të kryeni blerjet e vitit ka arritur dhe ku ka më mirë se të bëni blerjet duke kursyer në të gjitha produktet qe ne i ofrojmë me zbritje prej -20% deri në 70%, në të gjitha produktet për 4 ditë radhazi.

Zbritjet deri në 70% do t’i përfitoni në të gjitha brendet tona, duke filluar nga Dormeo për të vazhduar me Topshop, Delimano, Walkmaxx, Nutribullet, Wellneo, Rovus etj.

Rehatinë dhe kualitetin do ta gjeni me zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve Dormeo ku përfshihen dyshekë, jastëk, jorgan, batanije dhe aksesoë të tjerë që I dhurojnë jetë dhomës tuaj të gjumit.

Enët Delimano prej qeramike do t’i ofrojmë me çmimet e leverdishme si asnjëherë me parë. Walkmaxx brendi që përkujdeset për rehatinë e këmbëve tuaja ka menduar për ju me zbritjet në modelet e fundit të Walkmaxx, ndërsa veten tuaj mund ta gëzoni me zbritjet në çdonjërin produkt të preferuar tuajin të bukurisë dhe fitnesit.

Ju sugjerojmë të regjistroheni në këtë faqe që të mos ju humbin ZBRITJET Black Friday Kosovë ku mund të shihni gjithçka qe ne kemi përgatitur ekskluzivisht për ju për ketë Black Friday.

Rrjeta e dyqaneve tona përmes 12 pikave të shpërndara në tërë Kosovën do të përkujdeset që gjatë këtyre ditëve më fat të ju ofroj si gjithmonë mirëseardhjen dhe shërbimin e pakushtëzuar. Kush preferon blerjen online porositë mund t’i bëjë online në web faqet tona, gjithashtu përmes faqeve tona në Facebook si dhe në Instagram vetëm gjatë BLACK FRIDAY posta është FALAS për të gjitha porositë ONLINE.

Ju mbetet të krijoni listën e nevojave tuaja dhe ne ju mirëpresim me ofertat më të mira ndonjëherë. Gjithçka për ju dhe shtëpinë tuaj është gati. /Telegrafi/