LAJMI I FUNDIT:

BKT ofron Llogarinë e Pagës, të shoqëruar me shumë shërbime pa pagesë

BKT ofron Llogarinë e Pagës, të shoqëruar me shumë shërbime pa pagesë

Si në të kaluarën, ashtu edhe tani, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) vazhdon të sjellë produkte dhe shërbime atraktive, të qasshme 24/7 dhe të volitshme për klientët e saj.

Ndër produktet më atraktive dhe të nevojshme në tregun tonë është llogaria rrjedhëse me qëllim pranimin e pagës mujore. Këtë shërbim, klientët e BKT-së mund ta shfrytëzojnë për vetëm 50 cent në muaj, llogari kjo e cila ngërthen një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve tjera bankare, pa pagesë shtesë.

Shërbimi i parë me të cilin klientët do të ndihen të privilegjuar është posedimi i llogarisë rrjedhëse të pagës me një kosto të ultë mujore, për të vazhduar pastaj me mundësinë për t’iu qasur llogarisë 24 orë në ditë përmes bankomatëve të shumtë në territorin e Kosovës dhe shërbimeve tjera elektronike, me theks të veçantë aplikacionin e avancuar mobil të bankimit, i cili u mundëson klientëve qasje të pandërprerë në fondet e tyre në komoditetin e ambientit privat të klientit.

Llogaria e pagës, gjithashtu, ju ofron klientëve mundësinë të pajisen me debit kartë VISA dhe Maestro pa mirëmbajtje mujore. Për më tepër, ata e kanë mundësinë të shfrytëzojnë fonde shtesë përmes kartave të kreditit “Prima” si dhe mbitërheqjes së aprovuar në llogarinë rrjedhëse. Karta e kreditit “Prima” ju ofron klientëve mundësinë e ndarjes së pagesave në këste pa aplikuar interes shtesë. Kartat e BKT-së mundësojnë tërheqje pa komision në të gjithë bankomatët e BKT-së qoftë në territorin e Kosovës, qoftë në atë të Shqipërisë. E veçanta tjetër e kartave të lëshuara nga BKT, është se ato mundësojnë pagesa në POS brenda dhe jashtë Kosovës si dhe pagesa online, natyrisht pa asnjë pagesë shtesë.

Por, mundësitë që ofron llogaria e pagës nuk mbarojnë këtu, ngase klientët kanë mundësi të marrin kredi për nevoja të ndryshme me kushte preferenciale, qoftë për blerje apo investim në shtëpi, për blerje veture, për investime tjera private, apo thjeshtë për ta rifinancuar kredinë e mbetur në një bankë tjetër lokale.

Mundësitë për të kursyer përbëjnë një shtyllë tjetër të bankës BKT, e cila ofron opsione të shumta në këtë drejtim, siç janë: depozita fleksibile në llogarinë e kursimit, depozitat me afat me interes atraktiv vjetor, depozita “Rrita” me interes progresiv përgjatë viteve, si dhe depozita “Avans” e cila u mundëson klientëve të marrin interesin menjëherë, pa pasur nevojë të presin deri në maturim. E gjithë kjo, mbështetet me përvojën e gjatë bankare që BKT ka fituar gjatë 93 viteve në tregun e Shqipërisë dhe gjatë 11 viteve në tregun e Kosovës.

E në fund, shfrytëzuesve të shërbimeve bankare u mbetet vetëm të vizitojnë njërën nga 27 degët e BKT-së anembanë Kosovës, në mënyrë që të këshillohen rreth kalimit të pagës, si dhe rreth shërbimeve tjera, si depozitat, kreditë apo shërbimet elektronike të qasshme 24/7.

Artikull i Sponsoruar
Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!

Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!

Proplus Group
Kalo në kategori