LAJMI I FUNDIT:

BKT Kosova dhe KESCO nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Pagesat Elektronike

BKT Kosova dhe KESCO nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për Pagesat Elektronike

BKT Kosova dhe KESCO, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e pagesave elektronike me akses në distancë dhe të realizuara tek WEB-faqja zyrtare dhe aplikacioni mobil e-KESCO, nëpërmjet POS-it Virtual të BKT Kosova.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, BKT Kosova dhe KESCO synojnë të thjeshtojnë procesin e pagesave për qytetarët, duke u ofruar atyre lehtësinë e kryerjes së pagesave elektronike në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të lehtë për përdoruesit. Ky partneritet shfrytëzon fuqinë e infrastrukturës së avancuar bankare të BKT Kosova dhe profesionalizmin e KESCO-s për të ofruar shërbime efikase dhe të besueshme të energjisë elektrike.

Ky bashkëpunim do të ju ofroj qytetarëve që të paguajnë me lehtësi faturat e tyre të energjisë elektrike përmes WEB faqes zyrtare apo aplikacionit mobil eKESCO. Duke përdorur POS-in Virtual të BKT Kosova, këto transaksione do të ekzekutohen me shpejtësi dhe siguri të lartë.

Duke kombinuar ekspertizën dhe burimet e tyre, të dy partnerët po hapin rrugën për një përvojë pagese më të lehtë dhe më të përshtatshme, duke kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm të sektorëve financiarë dhe energjetikë të vendit.

Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com

Rreth KESCO

KESCO – Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike e themeluar në janar të vitit 2015 nga konsorciumi Limak-Çalik, është kompani që ka epitetin e furnizuesit publik të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. Kompania ka rreth 600 mijë konsumatorë, përderisa mbi 200 punëtorë janë të përkushtuar t’u japin atyre shërbime më të mira, të sigurta dhe të arritshme për të gjithë. Si kompani inovative dhe në hap me kohën, KESCO adapton shërbimet konform kërkesës. Të shpërndarë në të gjithë vendin, shërbimet e-KESCO-s janë lehtësisht të qasshme për të gjithë konsumatorët pa dallim. KESCO numëron gjithsej 38 arka që shërbejnë për pagesa dhe shërbime tjera. Kompania ofron edhe shërbime elektronike të pagesave dhe informacioneve detajuese të furnizimit për konsumatorë, përmes aplikacionit mobil e-Kesco.

Për më shumë: www.kesco-energy.com