LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë, gjendet i vdekur – dyshohet se u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë

Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë, gjendet i vdekur – dyshohet se u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë

Kreu i bordit menaxhues të kompanisë Lukoil, që konsiderohet si prodhuesi më i madh privat i naftës në Ukrainë, raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e spitalit.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, raporton se Ravil Maganov u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë, transmeton Telegrafi.

Lukoil ishte një nga disa kompani ruse që haptazi ka kritikuar veprimin e Kremlinit, sa i përket pushtimit të Ukrainës.


Në mars, bordi i kësaj kompanie ruse të naftës kishte bërë thirrje që sa më shpejtë t’i jepet fund konfliktit të armatosur – duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat.

E humbi të bijën nga kanceri, nënën nga lufta si dhe apartamentin – ukrainasja zotohet të rikthehet dhe të vazhdojë jetën në Hostomel
Lexo po ashtu E humbi të bijën nga kanceri, nënën nga lufta si dhe apartamentin – ukrainasja zotohet të rikthehet dhe të vazhdojë jetën në Hostomel

“Mbështesim fuqishëm armëpushimin dhe arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund problemeve. Një gjë e tillë duhet arritur me negociata dhe diplomaci”, patën shkruar nga kjo kompani.

Por vdekja e biznesmenit rus po shihet me një dozë dyshimi nga Perëndimi, pasi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdimisht në mënyrë indirekte është akuzuar se dyshohet se është i përfshirë në likuidimin e njerëzve që janë kundër luftës në Ukrainë.

Madje ata pak rusë që mendojnë ndryshe nga ai, FSB-ja (shërbimi sekret rus) i ka eliminuar – duke bërë që të duken se bëhet fjalë për vdekje natyrale apo aksident. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori