LAJMI I FUNDIT:

Biznesmeni kosovar u dha punëtorëve pagën e shtatë, të 14-n u premton në janar

Biznesmeni kosovar u dha punëtorëve pagën e shtatë, të 14-n u premton në janar

Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, e cila gjendet në fshatin Pllavë të komunës së Dragashit, gjatë vitit që lamë pas punëtorëve ua ka dhënë për herë të parë pagën e 13-të.

Madje, Piraj kishte pohuar atëbotë që do t’iu jepte 14 paga punëtorëve të vet gjatë këtij viti.

E gjithë kjo pasi sipas tij, suksesi i biznesit është i garantuar vetëm kur punëtorët janë të kënaqur me punën e tyre, transmeton Telegrafi.

Premtimin e dhënë Piraj ka filluar ta përmbushur pasi që në muajin e gjashtë, punëtorët e fabrikës “Meka” kanë marrë pagën e shtatë, përkatësisht të 14 do ta marrin në janar.

Kështu së paku ka pohuar përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, Piraj, i cili i ka falënderuar punëtorët për punën që po e bën.

Postimi i plotë i Pirajt në Facebook:

Sot është ditë e madhe për mua.
I Madhi Allah më ka mundësuar që të realizoj planifikimet si menaxher i kompanisë MEKA Halal Food dhe sot sapo fillova lëshimin e pagës së 7 edhe pse është muaji i gjashtë, për punëtorët e kompanisë dhe e lus Zotin që të më mundësoj që me 15 Janar 2018 ti ekzekutoj pagat e 14 – ta.
I falënderoj punëtorët e kompanisë që po tregojnë angazhim në çdo aspekt dhe po e mundësojnë suksesin e përbashkët.
Tani synimi im i radhës është krijimi i kushteve për javë të punës 5 ditore me emrin e të Madhit Zot.
Qoftë paqja mbi ju!