LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni ‘Golden Eagle” i dhuron shtëpi familjes së “Ushtar Kavajës”

Fondacioni ‘Golden Eagle” i dhuron shtëpi familjes së “Ushtar Kavajës”

Biznesmeni nga Kosova, Shaqir Palushi, përmes fondacionit të tij “Golden Eagle”,  gjatë një spektakli televiziv në Shqipëri, ka dhuruar një shtëpi në Kavajë për familjen e dëshmorit Indrit Cara, i njohur si “Ushtar Kavaja”.

Çelësat e shtëpisë së re, biznesmeni nga Suhareka, Shaqir Palushi ia ka dorëzuar Lulëzim Caras, në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.


Para këtij momenti, babanë e dëshmorit nga Shqipëria i rënë gjatë luftës në Kosovë, në të njëjtin program televiziv e ka befasuar edhe një bashkëluftëtar i “Ushtar Kavajës”, ish-komandanti i UÇK-së Besim Gashi, përcjell Reporteri.net.

Indrit Cara i njohur si “Ushtarë Kavaja” kishte lindur në Kavajë ku edhe kishte përfunduar shkollën e mesme, dhe më pas kishte vazhduar studimet e larta për oficer. Pas rënies së diktaturës në Shqipëri, si shumë shqiptarë Indriti kishte emigruar në Angli për një jetë më të mirë. Gjatë kohës që punonte në Angli ishte njohur me disa shqiptarë të Kosovës dhe kur lufta kishte nisur, Indriti kishte vendosur që t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ushtarë Kavaja” ka rënë dëshmorë më 31 Mars 1999, në Malin Gallusha në Kosovë, si ushtar i brigadës së 139-të të UÇK-së dhe pjesëmarrës në betejën e njohur të Kosharës.

Ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në vitin 2009 ka dekoruar dëshmorin Cara me medaljen e lirisë “Adem Jashari” për trimëri në luftime.

Indrit Cara është i shpallur edhe qytetar nderi i vendlindjes së tij, Kavajë dhe një rrugë në këtë qytet sot mbanë emrin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori