LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët e Maqedonisë morën pjesë në mëngjesin e 65 të lutjes në Washington

Biznesmenët e Maqedonisë morën pjesë në mëngjesin e 65 të lutjes në Washington

Themeluesja e fondacionit “Boris Trajkovski”, Vilma Trajkovska dhe drejtori ekzekutiv i fondacionit, Robert Millçev, pronari i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani, drejtori i përgjithshëm i “Alkaloid, Zhivko Mukaetov, drejtori ekzekutiv i sigurimeve “Trigllav”, Gjorgje Vojnoviq, këtë vit ishin pjesë e mëngjesit të 65 të lutjes në Washington, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi SHA Alkaloid, përfaqësuesit e Maqedonisë ishin në mesin e mbi 3 mijë mysafirëve prestigjioz prej 140 vendeve dhe 50 kongresistëve të elitës së biznesit dhe politikës në krye me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump.


Ceremonia qendrore në kuadër të ngjarjes prestigjioze qëllimi i së cilës është thellimi i lidhjeve ndërkombëtare dhe kujdesi i ndërsjellë, si dhe margjinalizimi i diversiteteve midis njerëzve, në mënyrë tradicionale është mbajtur në hotelin “Washington Hilton”./Telegrafi/