LAJMI I FUNDIT:

Bizneset ruse e ‘pushtojnë’ Serbinë

Bizneset ruse e ‘pushtojnë’ Serbinë

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, numri i bizneseve në Serbi të themeluara nga qytetarët rusë është rritur ndjeshëm.

Kjo ka ardhur pasi që Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione ekonomike regjimit të Kremlinit.

Nga të dhënat e Agjencisë serbe për Regjistrimin e Bizneseve, nga 24 shkurti deri më 31 maj janë regjistruar gjithsej 288 kompani dhe 730 sipërmarrës, themelues të të cilëve janë shtetas dhe persona juridikë nga Rusia.


Nga 1 janari deri më 24 shkurt, kur shpërtheu lufta në Ukrainë, ishin regjistruar vetëm 9 kompani dhe 6 sipërmarrës rusë. Në mars, ky numër u rrit ndjeshëm, kështu që numri i kompanive arriti në 86, ndërsa numri i sipërmarrësve në 209.

Rusët po shpërngulën masivisht në Beograd, thonë se janë të shokuar që po shiten bluza me fytyrën e Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Rusët po shpërngulën masivisht në Beograd, thonë se janë të shokuar që po shiten bluza me fytyrën e Vladimir Putinit

Në muajin prill ishin 108 kompani dhe 269 sipërmarrës, ndërsa në maj numri i kompanive ishte 92 dhe 250 sipërmarrës rusë.

Se një numër i madh i biznesmenëve rusë zhvendosën biznesin e tyre në Serbi për shkak të luftës, mund të shihet në numrin e llogarive bankare të individëve jorezidentë në vend.

Sipas të dhënave që Demostat i ka marrë nga Banka e Serbisë, deri më tani janë aktive gjithsej 121,968 llogari rrjedhëse dhe 53,022 llogari të tjera. /Telegrafi/