LAJMI I FUNDIT:

Bizneset në Francë bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për 2.2 milionë punëtorë pas pandemisë së Coronavirusit

Bizneset në Francë bëjnë kërkesë për ndihmë shtetërore për 2.2 milionë punëtorë pas pandemisë së Coronavirusit

Bizneset në Francë po nxitojnë të përfitojnë nga ndihma qeveritare për të mbajtur në listën e pagave të tyre mbi 2.2 milionë punëtorë, pasi pandemia e Coronavirusit ka bërë që shumë kompani të bllokojnë aktivitetin e tyre.

Sipas ministres franceze të Punës, Muriel Penicaud numri i kompanive që kanë aplikuar për të përfituar nga ndihma shtetërore u rrit me 65 mijë brenda një dite, nga 220 mijë që ishin të premten e kaluar, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.


Penicaud tha se prodhuesit, hotelet dhe restorantet, industria e ndërtimit dhe shitësit me pakicë të ushqimeve janë ndër më të goditurit.

Qeveria franceze ka ndarë 8.5 miliardë euro gjatë dy muajve për të ndihmuar kompanitë që përkohësisht janë pezulluar për shkak të bllokimit dhe për të siguruar që ata mund të fillojnë përsëri punën kur kriza të ketë mbaruar.

I ashtuquajturi Sistemi i Pjesshëm i Papunësisë, bizneset paguajnë 70 për qind të pagave bruto të punëtorëve të papunë dhe marrin 100 për qind rimbursim nga shteti me një kufi të vendosur në 4.5 herë mbi pagën minimale.

“Ky sistem kufizoi rritjen e numrit të regjistrimeve të punëkërkuesve në 20 mijë në javën e tretë të muajit mars kundrejt një viti më parë. Punësimi ra me 70 për qind”, tha ministrja, pa dhënë një afat kohor se sa do të zgjasë kjo situatë.

Mbi 3 milionë punëtorë humben vendet e punës brenda një jave pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në SHBA
Lexo po ashtu Mbi 3 milionë punëtorë humben vendet e punës brenda një jave pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rekord prej 3.3 milionë njerëz u paraqitën në listën e të papunëve në një javë të vetme nga masat paraprake kundër virusit për të mbyllur bizneset. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

UBT – lider i arsimit të lartë privat në Kosovë për kërkime shkencore sipas National H-index Ranking

UBT
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta

Panairi më i madh Horeca në Kosovë me risi të shumta

Frigo Deluxe
Artisja e vetullave Fjolla Beka mahniti të pranishmit në Masterclass

Artisja e vetullave Fjolla Beka mahniti të pranishmit në Masterclass

Ekonomi
Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Hargreaves: Dua të shoh më shumë bashkëpunim në fushën e ekonomisë, ka potencial për investime edhe nga diaspora në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori