Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.
Në një konferencë për medie, Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.
Pas kësaj deklarate ka reaguar Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, duke thënë se duhet të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve.
“Duhet të theksojmë se përderisa bizneset e hotelerisë dhe gastronomisë si dhe gjitha sektorët e tjera nuk kanë përfituar as edhe një pako ndihmëse nga Qeveria, kërkesat tona janë që të lirohen masat dhe këto sektorë të jenë të hapura deri në orën 23:00”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.
Hotelierët thonë se para marrjes së këtij vendimi, ministri Vitia duhet t’i ftoj në takim për t’u konsultuar.
“Kërkojmë nga ministri Vitia që para se me u merr ky vendim për vazhdimin e masave të na ftojë në takim për t’u konsultuar dhe për të gjetur një bashkëpunim rreth kësaj situate në mënyrë që të kemi masa dhe t’i respektojmë por në anën tjetër përderisa nuk ka subvencionime të bizneseve ato duhet të punojnë dhe mos të pengohen”, përfundon reagimi.
Nga data 30 gusht, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të kufizoj punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.
Në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19, gastronomia ka filluar të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.
“Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30”, thuhet në vendim.
Ndërsa, muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës. Po ashtu, lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre