Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual gjatë të cilit u diskutua strategjia e investimeve të Fondit Pensional (Trusti) si dhe mundësitë që ofrohen për sektorin privat në Kosovë.
Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësi të informoheshin rreth strukturës dhe kritereve të kësaj strategjie.
Hekuran Murati, kryesues i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, derisa theksoi se oferta për produkte financiare në Kosovë është paksa e kufizuar, tha se për ndërmarrjet duhet të merren parasysh nevojat e investimit duke u bazuar në ciklin jetësorë të tyre.
Sipas Muratit, për bizneset fillestare është rëndom më problem qasja në financa krahasuar me bizneset më të etabluara, të cilat mund të jenë më të parashikueshme për sektorin huadhënës.
Ai potencoi se për shkak të kufizimeve që rrjedhin nga Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës, çdo aktivitet financiar duhet të licencohet nga ky institucion, gjë që derisa ruan konsumatorin marrë parasysh faktin se njohuritë mbi financa janë të limituara, në të njëjtën kohë e kufizon inovacionin në sektorin e financave.
Sa i përket investimeve, Murati tha se sfidë mjaft e madhe është krijimi i lidhjeve mes individëve apo entiteteve me mjete për investim, me ata të cilët kanë nevojë për investime.
Tutje, ai u shpreh se Fondi Pensional has në probleme për investime direkte në sektorin privat për shkak të pamundësisë për t’u marrë me raste të huadhënies individuale, vështirësisë për përcaktim të strukturës së investimit, si dhe parimit të vlerësimit të kthimit në investim.
Drejtori Menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, theksoi se Trusti momentalisht posedon mjete në vlerë mbi dy miliardë euro.
Sipas tij, mjetet e Fondit Pensional investohen me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve, derisa parimet kryesore që duhet të ndiqen për realizimin e këtyre investimeve janë të përcaktuara me Ligjin për Fondin Pensional.
Zalli tha se këto parime duhet të garantojnë sigurinë e fondit, shumëllojshmërinë e investimit, fitimin maksimal në përputhje me sigurinë e fondit si dhe mirëmbajtjen e likuiditetit adekuat.
Ai potencoi se parim i bordit drejtues të këtij fondi është investimi i sa më shumë mjeteve në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në tregun e letrave me vlerë të cilat pastaj Qeveria e Republikës së Kosovës i investon aty ku është më e nevojshme.
Sipas Zallit, Fondi Pensional aktualisht është në proces të krijimit të portfoliove të veçanta për grup moshat e ndryshme të tatimpaguesve, me anë të së cilave do të menaxhohet më lehtë risku i investimeve për kontributdhënësit.
Mërgim Cahani, kryeshef ekzekutiv në Gjirafa, duke folur për një periudhë dhjetë vjeçare theksoi se tani kompanitë me vlerën më të madhe janë padyshim ato në sektorin e teknologjisë.
Cahani përmendi faktin se potenciali më i madh për zhvillimin ekonomik të vendit qëndron pikërisht në këtë sektor prandaj i njëjti duhet të mbështeten më shumë përmes krijimit të mundësive për investime brenda shtetit.
Ai theksoi se mungesa e mundësive orienton kompanitë drejt investimeve të huaja, të cilat shkaktojnë uljen e të hyrave për arkën e shtetit, pasi që kthimi i investimeve të huaja nuk mbetet në qarkullim brenda Kosovës por kthehet tek investuesi.
Valdrin Kasumaj, anëtar i bordit në Trust theksoi se kufizimet brenda mandatit ligjor të Fondit Pensional ndikojnë në mundësinë e këtij fondi për të përkrahur bizneset në Kosovë, derisa shtoi se gjatë vitit 2020 pjesëmarrja e Fondit në tregun e letrave me vlerë është rritur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia