LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin thyen rekord, kalon vlerën prej 8 mijë dollarëve  

Bitcoin thyen rekord, kalon vlerën prej 8 mijë dollarëve  

Valuta digjitale Bitcoin ka vendosur një rekord të ri, pasi që për herë të parë vlera e saj ka tejkaluar shumën e 8 mijë dollarëve, që do të thotë se është rritur për afro 50 për qind për vetëm tetë ditë.

Vlera e rritur e kësaj valute digjitale është arritur, pasi kompania amerikane e pagesave “Square Ink” ka njoftuar gjatë javës së kaluar se u ka mundësuar një grupi klientësh të përzgjedhur të blejnë dhe shesin bitcoina përmes aplikacionit të tyre “Cash”, transmeton Telegrafi.


Një bitcoin sot vlen 8.197.81 dollarë në bursën “Bitstemp” në Luksemburg. Bitcoin më 12 nëntor, vlente 5.555 dollarë. Ekspertët paralajmërojnë se luhatjet e mëdha të vlerës së valutës digjitale, sugjerojnë se një “flluskë” është shfaqur diku në treg.

Shitësit me pakicë, fondet individuale dhe zyrat familjare kanë përmbytur tregun, vlera e të cilave arrin në 242 miliardë dollarë. /Telegrafi/