LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin në rënie të lirë, humb mbi 70 për qind të vlerës

Bitcoin në rënie të lirë, humb mbi 70 për qind të vlerës

Çmimi i Bitcoinit ka ra në vlerën e nën 20 mijë dollarëve, për herë të parë që nga viti 2020.

Kriptovaluta më e madhe për nga kapitali i tregut, aktualisht sipas CoinMarketCap po tregtohet me 18 mijë e 300 dollarë, por se është duke pësuar rënie të vazhdueshme.

Hera e fundit që Bitcoin ishte në këtë nivel ishte në nëntor të 2020-së, ndërsa kishte arritur pikun e vlerës në gati 69 mijë dollarë, përcjell Telegrafi.


Shumë nga ekspertët e kësaj industrie besonin se vlera e kësaj monedhe dixhitale nuk do të binte nën 20 mijë dollarë. Mirëpo, Bitcoin ka humbur tashmë 73.44 për qind të vlerës së tij që kur arriti kulmin.

Vlera aktuale e Bitcoinit | Burimi: CoinMarketCap

Po ashtu, Ethereum ka pësuar një rënie të ngjashme gjatë javëve të fundit dhe pësoi një humbje të ngjashme gjatë 24-orëve të fundit.

Kjo është shenja më e fundit e paqëndrueshmërisë në industrinë e kriptovalutave, ndërkohë që paqartësia ka përfshirë tregjet financiare. Investitorët po shesin pasuritë që paraqesin rrezik më të madh, pasi bankat qendrore vendosi të rrisë normën e interesit si pjesë e masave për të luftuar inflacionin në rritje.

Vlera e përgjithshme në treg e kapitalit të kriptovalutave ka rënë në 800 miliardë dollarë nga 1.2 trilion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj

Ekonomi
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA

Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA

Botë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Kalo në kategori