LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin dhe Dogecoin po bien përsëri

Bitcoin dhe Dogecoin po bien përsëri

Paqëndrueshmëria e kriptovalutave vazhdon të ndihet në të gjithë botën ndërsa Bitcoin, Dogecoin, Ethereum dhe të tjerët morën një rënie tjetër.

Këtë herë, kjo ishte për shkak të Kinës që shtrëngoi rregullat e saj ndaj monedhave digjitale.


Të premten e kaluar, autoritetet në provincën jug-perëndimore të Sichuan urdhëruan të mbyllen projektet e minierave Bitcoin.

Dhe të hënën, Banka Popullore e Kinës (PBoC) thirri bankat e tjera dhe firmat e pagesave dhe i nxiti ata të merreshin më tej me minierat dhe tregtimin e bitcoin.

Rezultati ishte se Bitcoin ka shënuar rënie në vlerë në 31,333 dollarë të hënën – gati gjysma e vlerës prej 65,000 që mbajti në prill, transmeton Telegrafi.

Në gjashtë ditët e fundit, Bitcoin ka humbur më shumë se 20% të vlerës së saj.

Efekte ka pasur edhe te Dogecoin, Ethereum dhe kriptovalutat e tjera.

Goditja në Sichuan nuk është problem i vogël. Ai është prodhuesi i dytë më i madh i Bitcoin në vend. Vetë Kina nxjerr më shumë se gjysmën e kriptomonedhave botërore.

“Njerëzit ende reagojnë me forcë ndaj veprimeve nga Kina që krijojnë pasiguri, kështu që kjo ka të ngjarë të reflektojë negativisht në çmimin e bitcoin”, i tha Guardian, Ruud Feltkamp, ​​shefi ekzekutiv në bordin e kriptovalutave tregtare Cryptohopper.

A do të “rikuperohen” kriptovalutat?

Pavarësisht rënies aktuale të vlerës, Bitcoin është akoma në rritje në krahasim me vitin paraprak.

Edhe pse Kina po përpiqet ta “godasë” atë, vendet e tjera po përqafojnë monedhën e decentralizuar.

Shanset janë të mëdha që Bitcoin, Dogecoin dhe të tjerët të rikthehen – edhe pse ato gjithmonë mund të zhyten përsëri në çdo moment. /Telegrafi/