LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin bie nën 20,000 dollarë

Bitcoin bie nën 20,000 dollarë

Bitcoini ra nën 20 mijë dollarë të shtunën, duke vazhduar një rënie që e ka ulur atë gati 60 për qind nga niveli i tij më i lartë i vitit.

Siç raporton Reuters, përcjell Telegrafi, Bitcoin, kriptovaluta më e madhe dhe më e njohur në botë, për herë të fundit ra me 1.5 për qind në 19,946 dollarë të shtunën, 298 dollarë më pak nga ‘mbyllja’ e mëparshme.

Kriptovaluta ka rënë 58.7 për qind nga niveli më i lartë i vitit prej 48,234 dollarësh i goditur më 28 mars.

Etheri, monedha e lidhur me rrjetin e blockchain ethereum, ndërkohë ra me 2.76 për qind në 1,467 dollarë, duke humbur 41.60 dollarë nga mbyllja e mëparshme. /Telegrafi/