Rritje drastike të çmimit të rrymës nuk do të ndodhë, siguron kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
Ai në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat ka thënë se çmimi nuk do të rritet shumë sepse kështu do të ulet pagesa e faturave. Sipas tij, kompanitë nga sektori energjetik në vend kanë pasur shumë vërejtje lidhur me pranimin e shpenzimeve të tyre, nga të cilat varet edhe çmimi përfundimtar për amvisëritë dhe bizneset e vogla.
“Çdo gjë që është mbi 20% në pjesën e rrymës është rritje drastike. Kompanitë kanë vërejtje ndaj shpenzimit tonë të planifikuar për furnizimin me rrymë, për mbulimin e humbjeve”, u shpreh Marko Bislimovski- kryetar i KRRE-së.
Nga Komisioni Rregullator i Energjetikës thonë se të enjten dihet cili do të jetë çmimi përfundimtar që do të paguajnë amvisëritë në gjashtë muajt e ardhshëm. Sa i përket kompanive që janë në tregun e lirë dhe të cilave u janë ndërprerë kontratat e dorëzimit nga furnizuesit, Qeveria njofton se do t’i hetojë këto raste.
“Nëse shohim se ka shkelje të dispozitave, sigurisht që do të ndërhyjë Qeveria. Në këtë moment, për fat të mirë për ne, për fat të mirë të qytetarëve dhe biznesmenëve, çmimet e energjisë elektrike në bursë janë në rënie dhe për këtë arsye nuk janë serioze indikacionet se dikush do të ofrojë 500 euro për megavat orë”, tha Fatmir Bytyqi- zëvendëskryeministër.
Nga Shoqata Aksionare Distribuimi kërkojnë që rregullatori për shërbimet t’u pranojë çmim më të lartë se 100 për qind, MEPSO mendon se duhet të ketë rritje prej 82 për qind. EMV që është në pronësi të shtetit, e cila do të sigurojë të gjitha sasitë e nevojshme për familjet dhe bizneset e vogla, do të marrë rritje prej 13 për qind për energjinë elektrike që ia shet furnizuesit universal. Kjo do të thotë se nga Viti i Ri, në vend se 36 euro, një megavat orë energji elektrike do të kushtojë 41 euro. Por, qytetarët presin të dëgjojnë nëse tarifa e lirë ditore do të jetë në dispozicion pas Vitit të Ri./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit