LAJMI I FUNDIT:

Bislimoski: Jemi të varur 100% nga gazi rus, nuk e kemi luksin të heqim dorë

Bislimoski: Jemi të varur 100% nga gazi rus, nuk e kemi luksin të heqim dorë

“Aktualisht, vendi 100 për qind të nevojave të gazit natyror i siguron nga Rusia dhe është 100 për qind i varur, ashtu si Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina, kështu që nuk mund ta përballojmë luksin e heqjes dorë nga gazi rus”.

Këtë e tha sonte kryetari i Komisionit Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski.


“Qëndrimi im personal është se ne nuk kemi një luks të tillë të heqim dorë nga gazi natyror. Kemi një sezon ngrohjeje në vazhdim dhe nëse heqim dorë duhet të ngrohemi me mazut. Gjithashtu, gaz natyror përdorin të gjitha kompanitë që kryejnë eksportet më të mëdha në vend. Kjo situatë do të përbënte një problem serioz për funksionimin e këtyre kompanive. Prandaj mendoj se në këtë moment nuk mund të heqim dorë nga gazi natyror, sepse realisht nuk besojmë se ka alternativë dhe nuk mund të ketë alternativë në këtë moment”, tha Bislimoski për TV Telma.

Heqja dorë nga gazi natyror rus, siç tha, do të shkaktojë goditje të rëndë për ekonominë maqedonase.

“Unë pres që Bashkimi Evropian do të duhet të ndihmojë në këtë rajon. Nëse kemi probleme me gazin natyror do të duhet të gjejmë një mënyrë për të na ndihmuar. Besoj se arsyeja do të mbizotërojë dhe do të vazhdojë furnizimi i gazit natyror. Në këtë pikë furnizimi me gaz natyror është i qëndrueshëm dhe po vjen pa probleme. Punon Te-To, BEG dhe të gjitha kompanitë e tjera. E përdorin me çmime shumë më të larta, por energjia më e shtrenjtë është ajo që nuk e ke”, tha Bislimoski.

Ai theksoi se nuk guxon të parashikojë çmimin e gazit në të ardhmen.

“Bursat, sidomos ato energjetike në muajt e fundit, janë të ndjeshme ndaj çdo deklarate dhe çdo ditë ndryshojnë qoftë lart apo poshtë dhe është shumë e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë. Të martën çmimi i gazit ka shkuar deri në 3000 dollarë, sot ka rënë për 50 deri në 60 për qind”, theksoi Bislimoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori