LAJMI I FUNDIT:

Bislimi takoi ambasadorin e Turqisë: Ka prova të mjaftueshme që faktojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin në veri

Bislimi takoi ambasadorin e Turqisë: Ka prova të mjaftueshme që faktojnë përfshirjen e Serbisë në sulmin në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në veri.

Sipas një njoftimi për media, ambasadori Angılı shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit Afrim Bunjaku, Policinë dhe popullin e Kosovës.

Ai tha se Turqia e mbështet Kosovën në këtë moment të vështirë pas këtij sulmi.


Bislimi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen dhe mesazhin e tij, si dhe e informoi atë më tej mbi sulmin terrorist të së dielës, duke thënë se ishte i orkestruar e organizuar nga Beogradi zyrtar.

“Tashmë ka prova të mjaftueshme që faktojnë përfshirjen e Serbisë në këtë sulm, nga prezenca e nënkryetarit të Listës Serbe, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë e strehimi i terroristëve në Serbi. Ky ka qenë një skenar i përgatitur nga Beogradi zyrtar për destabilizimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Bislimi.

Më tej, palët diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori