Në mbledhjen e fundit të Qeverisë ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi paraqiti Raportin për 100 ditët e para të Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Gjatë prezantimit të të arriturave të MFT-së Ministri Bislimi ndër të tjera theksoi se Ministria e Financave dhe Transfereve në 100 ditëshin e veprimtarisë së saj ka qenë e angazhuar me gjithë kapacitetin e saj duke bërë kështu përmirësimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2020, përfshirë përmirësimin e keq-klasifikimeve të shpenzimeve ndërmjet shpenzimeve kapitale dhe mallra e shërbime, reduktimin e numrit fiktiv të punëtorëve për 684 pozita si dhe adresimin e obligimeve të papaguara nga organizatat buxhetore.
Ndërsa, nga Dogana ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë për largimin e taksës 100% dhe zëvendësimi me reciprocitetin.
Sipas komunikatës, importet nga Serbia nga fillimi i zbatimit të këtyre masave kanë sjell në buxhetin e Kosovës taksa në vlerë prej 1,069,441.89 Euro.
“Një angazhim i veçantë i MFT-së gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe dizajnimi dhe zbatimi i Pakos Fiskale Emergjente për COVID19, e cila kap vlerën prej 189,650 milionë euro, si mbështetje për të tejkaluar situatën e emergjencës shëndetësore. Për zbatimin e Pakos Emergjente janë nxjerr edhe vendimet përkatëse, ku si rezultat i kësaj pune vlen të theksohet se deri më 8 maj 2020, janë paguar: 5,181,034 euro shtesë për dy muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale, 4,880,610 euro shtesë për skemat pensionale dhe sociale me pagesë mujore deri në 100 euro, 13,703,360 euro për subvencionim të pagës në vlerë 170 euro për 80,608 punonjës të sektorit privat të prekur nga vendimet e Qeverisë për parandalimin e rrezikut të infektimit si dhe 6,752,119 euro shtesë mbi pagë për 21,518 punonjës të sektorit publik të cilët janë ekspozuar me rrezik të shtuar ndaj infektimit gjatë kryerjes së punës së tyre”, thuhet më tej.
Tashmë ka filluar puna për dizajnimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila do të ketë një vlerë shumëfish më të madhe sesa pakoja emergjente fiskale.
Gjithashtu me qëllim të përballimit të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID19 janë ndarë 500 mijë Euro për Komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Ministri Bislimi po ashtu ka theksuar se është hapur llogaria nga Thesari e dedikuar për fondet për menaxhimin e situatës së pandemisë, në të cilën, deri më datë 8 maj 2020 vetëm nga donacionet janë mbledhur mbi 700 mijë euro, si dhe janë marr shumë vendime të tjera që kanë përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi, edhe pse puna është zhvilluar në kushte të renda për shkak të pandemisë COVID19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi