Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin e nivelit të lartë nga Komisioni Evropian.
Delegacioni kryesohej nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.
Në takim u bisedua mbi programin e IPA 2023 dhe informimin rreth mundësive për përfitim nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) duke përfshirë garancitë bankare dhe zhvillimin e sektorit privat dhe koordinimin e veprimeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Institucionet e Kosovës kanë përgatitur projektet e reja për të cilat po diskutohet gjatë kësaj jave të qëndrimit të delegacionit në Kosovë. Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 e do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mjedisi e programi “Natura 2000”, energjia, arsimi, kultura dhe punësimi përmes skemës për garanci të të rinjve në VET (sistemin dual shkollor)”.
Zyra e Kryeministrit njofton tutje se KE përshëndeti përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të prezantuar projekte të ndërlidhura me prioritetet e Integrimit Evropian, me tranzicionin Energjetik dhe Mjedisor, në përputhje me dokumentet strategjike të BE-së për rajonin si dhe projekte relevante për vitin 2023 e tutje.
Poashtu, u ofrua ndihma përmes instrumenteve shtesë siç janë TAIEX dhe Twining por edhe asistencë teknike të shpejtë për t’iu përgjigjur nevojave imediate për arritjen e masave kyçe në kuadër të Reformave të Agjendës Evropiane.
Nga programet IPA 2021 dhe IPA 2022, Kosova tashmë ka programuar dhe do të përfitojë përkatësisht 63,96 milionë euro dhe 70,25 milionë euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'