LAJMI I FUNDIT:

Bislimi përmend pesë “siguresa” që sipas tij vetmenaxhimi nuk është “Zajednicë”

Bislimi përmend pesë “siguresa” që sipas tij vetmenaxhimi nuk është “Zajednicë”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për çështjen e Asociacionit, për çka tha se vetmenaxhimi nuk ka asgjë të bëjë me atë që ne kemi quajtur “Zajednicë”.

Bislimi ka thënë se janë pesë kritere të cilat janë vendosur në Bruksel për të parë nëse është i pranueshëm drafti për Asociacionin.


“Ka dakordim të plotë në Bruksel që do jenë pesë kritere përmes  të cilave do të shihet se a është i pranueshëm përgjithësisht si bazë për diskutim propozimi apo drafti që propozohet nga ekipi menaxhues”, tha Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri tha se në mesin e këtyre pesë kritereve janë marrëveshjet e dakorduara në kuadër të dialogut më 2013 dhe 2015 si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më 2015.

“E para  është a kërkon a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm. E treta në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara në vitin 2013 dhe 2105. E katërta në ç’masë është në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe pesë në ç’masë është në harmoni me letrën që Federica Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha Bislimi.

Kurti: Nuk është mirë të thoni "Asociacioni po bëhet"
Lexo po ashtu Kurti: Nuk është mirë të thoni "Asociacioni po bëhet"

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj i vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur “Zajednica” .

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori