LAJMI I FUNDIT:

Bislimi në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

Bislimi në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes, që u mbajt në Podgoricë.

Pas takimeve të fundit të zhvilluara në Tiranë në fund të muajit shkurt, ai i sotmi u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrive që mbulojnë fushat e integrimit evropian dhe të financave e ekonomisë, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.


U theksuan veçanërisht aksesi në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimi i shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe avancimi në fushat e teknologjisë, digjitalizimit e inovacionit.

Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i vlerësoi ato si nisma të mirëpritura, e ku vendi ynë po angazhohet intensivisht.

Më tej, ai theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe të bashkëpunimit rajonal, kontributin dhe punën e bërë nga ekipi ynë në këtë proces, si dhe nënvizoi veçanërisht përkushtimin për përfundimin e agjendës së reformave, finalizimin sipas planit rajonal që është në muajin e ardhshëm e përfundimin e ligjeve të nevojshme për aderim në SEPA.

Në përfundim, zëvendëskryeministri shtoi se Republika e Kosovës është e gatshme që në të ardhmen e afërt, organizime të tilla si ngjarja e sotme, të zhvillohen edhe në vendin tonë, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori