LAJMI I FUNDIT:

Bislimi i LDK-së: Heshtja na dëmtoi po aq sa ata që mendonin se fitohet “me duar në xhepa”

Bislimi i LDK-së: Heshtja na dëmtoi po aq sa ata që mendonin se fitohet “me duar në xhepa”

Faton Bislimi, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që pretendon të ketë edhe një mandat në Kuvend ka thënë se për LDK-në rezultati i zgjedhjeve është nj sfidë që kërkon reflektim dhe përgjegjësi për të nesërmen.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se heshtja e ka dëmtuar partinë e tij, po aq sa ata persona që mendonin se gara elektorale fitohet me “duar në xhepa”, duke aluduar ne kreun e partisë së tij, Isa Mustafa i cili gjatë fushatës për zjgedhje në Komunën e Prishtinës, pati deklaruar se do të fitonte “me duar në xhepa”.


“Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajse po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’”, shkruan Bislimi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Për aktivistët dhe votuesit tonë — faleminderit nga thellësia e zemrës për qëndresën dhe besimin; dhe ndjesë prej shpirti për rezultatin që nuk e keni merituar!

Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajase po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’!

Unë nuk kam heshtë dhe s’do heshtë! E kam thënë më herët dhe po e përsëris: Ribrendimi politik për LDK-në është rruga; ringritja është qëllimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori