LAJMI I FUNDIT:

Bislimi dhe Abbott flasin për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe

Bislimi dhe Abbott flasin për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe
????????????????????????????????????

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ambasadorin britanik në Kosovë Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në fushën e financave.

Ndër të tjera gjatë takimit u diskutua vazhdimi i kësaj ndihme dhe asistenca në dogana dhe ATK.

Bislimi gjithashtu e njoftoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe vendimet që është duke i marrë Qeveria e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID19, për të ju ofruar siguri qytetarëve të vendit dhe lehtësuar vështirësitë potenciale që mund të ketë sjell ky virus.

Ndërsa, ambasadori Nicholas Abbott, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij në ndërtimin e partneritetit përmes mbështetjes së institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/