LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Asociacioni është temë më shumë e mediave

Bislimi: Asociacioni është temë më shumë e mediave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se në Bruksel, asnjëherë nuk është diskutuar për Asociacionin. Sipas tij, kjo temë më shumë diskutohet në medie.

Bislimi tregoi për të vetmin rast kur me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e kanë diskutuar këtë temë.


“Asociacioni është përmendur vetëm në takimet e mia kokë më kokë me zotin Lajçak, kur unë kam kundërshtuar faktin që Brukseli me shumë lehtësi del prononcohet për nevojën e krijimit të Asociacionit, por nuk prononcohet për mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, tha Bislimi për RTK.

Bislimi: E çuditshme, Borrell ndryshoi letrat që na dërgoi për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit
Lexo po ashtu Bislimi: E çuditshme, Borrell ndryshoi letrat që na dërgoi për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit

Ai tregoi se marrëveshja e parë për Asociacionin është nënshkruar në vitin 2013, pastaj në 2015-ën e dyta, por marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, është nënshkruar në 2011.

“Në qoftë se në Bruksel, marrëveshjet nuk janë ranguar asnjëherë për nga rëndësia, atëherë pse bëhet temë Asociacioni e nuk bëhet temë Menaxhimi i Integruar i Kufijve”, pyeti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke dhënë edhe përgjigje.

“Përgjigjja e Lajçakut është se ‘ju merreni me Kosovë dhe deklaroheni në Kosovë. Ne deklarohemi sepse na bëjnë pyetje mediat, dhe më shumë është interesimi i mediave në Kosovë për këtë,  sesa i takimeve në Bruksel”, thotë Bislimi.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, nuk mund të ketë as nuk do të ketë kompromis deri në njohjen reciproke.

Gjatë intervistës, Bislimi citoi Borrellin, shefin e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri të BE-së, se çka ka shkruar ai në kërkesën e parë.

“Shpenzimi i një viti kohë, duke u marrë me çështjet e së kaluarës, në vend se të merremi me peizazhin e madh dhe të ardhmen tonë, mendoj që është më se mjaftueshëm”, kishte shkruar Borrell, citoi Bislimi duke thënë se mund të mos jetë përkthim adekuat.

Ai tha se kjo nënkupton që ka ardhur koha që të mos merremi më me çështjet e kaluara, por me të ardhmen peizazhin e madh, pra marrëveshjen gjithëpërfshirëse.