Ukraina po lufton për mbijetesën dhe integritetin e territorit të saj dhe njohja e Kosovës sigurisht që nuk është ndër prioritetet e saj, ku për më tepër kjo do të ishte një arsyetim për Rusinë, përkatësisht aneksimin e Donetskut dhe Luganskut dhe njohjen e tyre si republika të pavarura.
Kështu shprehet për mediet serbe kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko duke shtuar se nacionalistët në Serbi shpresojnë në këtë skenar rus.
“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia i referohet rastit të Kosovës dhe me këtë arsyeton përvetësimin e Krimesë dhe njohjen e pjesëve të shkëputura të territorit ukrainas. Duke iu referuar precedentit të Kosovës, Serbia këtë e ka pas si tradhti, sepse Rusia është garantuesi i vetëm që çështja e Kosovës të mbahet e hapur në Këshillin e Sigurimit”, tha Biserko.
Ajo po ashtu ka komentuar propozimin e deputetit ukrainas Aleksi Goncharenkos për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Goncharenko kishte thënë se Volodymyr Zelensky e ka shumicën në Parlament dhe se fjala e tij do të jetë vendimtare.
Sipas saj, Serbia në këto momente është në një situatë skizofrenike.
“Serbia është në një situatë skizofrenike. Nga njëra anë, ajo mbështet integritetin e Ukrainës për shkak të Kosovës dhe nga ana tjetër, mbështet Rusinë dhe shpreson në fitoren e saj (atmosfera që mbizotëron në elitat dhe shoqërinë), e cila gjoja do të ndryshonte edhe pozicionin e saj gjeostrategjik”, është shprehur ajo.
Në fund, Biserko thekson se nacionalistët serbë shpresojnë në të njëjtin skenar rus që po ndodh në Ukrainë.
“Kjo do të thotë, siç shpresojnë nacionalistët, të njëjtin skenar si ai rus, pra aneksimin e territoreve serbe për shkak të kërcënimit të serbëve në të gjitha vendet fqinje”, përfundon Biserko. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Washington Post: Ukraina ka nisur kundërsulmin e shumëpritur kundër Rusisë

Peshkaqeni shqyen rusin në Egjipt, publikohen pamjet dramatike

Inteligjenca ukrainase publikoi një audio-incizim: Kjo bisedë dëshmon se rusët hodhën në erë digën

Zeri i Amerikës: Lidhjet e Vuçiqit me grupet kriminale shtron pyetjen: A është ai partner i SHBA-së?

Putin ka anuluar konferencën vjetore për shtyp - shenjë e dobësimit të fuqisë së liderit rus

Gjeloshaj: Nëse e përkrahin të gjitha shtetet, do ta mbështesim edhe ne Ballkanin e Hapur

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë