Parlamenti i Holandës ka votuar për mos dhënien e dritës jeshile për nisjen e negociatave te anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas shumicës dërrmuese të deputetëve holandezë, “rezultatet e Shqipërisë janë të pamjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë”.
Parlamenti holandez i kërkon qeverise që të mos shprehet në favor të propozimit të Komisionit Evropian për Shqiperinë, pasi thotë se vendi ynë nuk ka plotësuar pesë kushtet e vendosura nga Brukseli, ndërsa theksin e vendos tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit.
“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf.
Më herët ishte gazeta holandeze “De Telegraff” që njoftoi se Holanda ka vendosur të bllokojë hapjen e negociatave dhe ky është mesazhi që shumica e dhomës së përfaqësuesve do t’i dërgojë përmes qeverisë në samitin e radhës të ministrave të jashtëm të BE.
Deputetët e partive VVD, CDA, CU, PVV, SP dhe 50Plus kishin deklaruar se do të votonin kundër hapjes së negociatave të BE me vendin tonë dhe Maqedoninë me argumentin se ende nuk është bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Kemi një shqetësim serioz për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Stephanus Abraham Blok. Gazeta thotë se kjo është edhe arsyeja se përse gjashtë parti parlamentare bashkuan votat për ta ndaluar qeverinë që të pranojë hapjen e negociatave me vendin tonë.
Sipas deputetëve skeptikë, ka progres në Shqipëri, por ecuria e dobët e procesit të vetingut, nuk është bindëse për hapjen e negociatave.
“Po ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert, para votimit në Parlament.
“De Telegraaf”, shkruan se vetëm dy parti parlamentare, D66 dhe GroenLinks janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe ato besojnë se dy shtetet ballkanike do angazhohen seriozisht për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit e korrupsionit nëse do të kenë një perspektivë të qartë pranimi. Holanda ishte një nga tre vendet skeptike përhapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Evropian. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia