LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet në Bruksel: Njëzetë orë në tension të lartë (Video)

Bisedimet në Bruksel: Njëzetë orë në tension të lartë (Video)

Njëzet orë bisedime urgjente në Bruksel kanë rezultuar me arritjen e disa marrëveshjeve ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri, i ka thënë KTV-së se Serbia është pajtuar të njohë certifikatat për mallra të rrezikshme dhe se ky është rezultati kryesor i takimit maratonik.


Ajo ka shtuar se bisedimet kanë qenë tejet të tensionuara dhe për këtë vetëm në orët e vona kanë vazhduar në formë trepalëshe. Por, ka mjaftuar një kërkim falje e Marko Gjuriqit për hyrjen e tij ilegale në Kosovë, që atij t’i hiqet ndalesa për vizita.

Megjithëkëtë, Tahiri ka thënë se BE-ja do të nxjerrë një dokument standardesh, në të cilin do të definohen kushtet për vizita të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Palët kanë dhënë qëndrime të ndryshme rreth asaj se çfarë është arritur në takim. Tahiri ka thënë se për zgjedhjet e së dielës nuk është biseduar fare, e Gjuriq ka thënë se tashmë është arritur marrëveshje për këtë.

Kosova dhe Serbia nuk do të zhvillojnë takime në nivel kryeministrash, derisa Beogradi të zgjedhë Qeverinë e re.

https://vimeo.com/163573249