LAJMI I FUNDIT:

Birra Peja shpallet Eksportuesi i Vitit 2023

Birra Peja shpallet Eksportuesi i Vitit 2023

Në një gala mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Birra Peja fitoi çmimin Eksportuesi i Vitit 2023.

Suksesi i Birrës Peja u kurorëzua me fitimin e çmimit “THE BEST OF KOSOVO 2023”, një mirënjohje që reflekton përkushtimin dhe punën e palodhshme të stafit të saj.


Pjesëtarët e kompanisë kanë treguar një angazhim të jashtëzakonshëm dhe dedikim në punën e tyre, duke u përqendruar në cilësi, të cilat kanë rezultuar në fitimin e këtij çmimi.

Çmimet e fituara janë një dëshmi e qartë e aspiratave dhe strategjisë afatgjate të kompanisë, të cilat janë të orientuara jo vetëm në ofrimin e produkteve të cilësisë së lartë për konsumatorët kosovarë, por gjithashtu në rritjen e mundësive të punësimit dhe në përmirësimin e kushteve socio-ekonomike në vend.

Me këtë rast, Birrës Peja konfirmon zotimin e saj për të qenë një faktor i ndryshimit pozitiv në shoqërinë kosovare, duke kontribuar në zhvillimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Eventi u mbajt në ambientet e Klan Arena, në të cilin ishin pjesë rreth 400 biznese dhe shumë përfaqësues diplomatikë të cilët shërbejnë në Republikën e Kosovës./Telegrafi/