LAJMI I FUNDIT:

“Mbrojtësi i drejtësisë shkel Kushtetutën” (Video)

“Mbrojtësi i drejtësisë shkel Kushtetutën” (Video)

Një analizë e rrjetit ballkanik për gazetari hulumtuese BIRN rrëfen rolin e presidentit Ivanov dhe lidhjet e tij me OBRM-në. Kur publiku pret që ai të reagojë, Ivanovi zhduket nga sytë. Kur bëhet fjalë për OBRM-në, ai është i gatshëm të shpërdorojë edhe autoritetin e tij, sikurse bëri edhe me faljen e politikanëve të lartë. Sipas analizës, lidhja e Ivanovit me OBRM-në u forcua në vitin 2004, kur ai iu përshtat linjave kritike me këtë parti, në kohën e ligjit për ndarjet territoriale, i cili i dha më shumë autonomi komunave me shumicë shqiptare, si dhe gjatë procesit gjyqësor ndaj vëllait të tij, Blazhe, i cili ishte akuzuar dhe u dënua me burg për trafikim të 25 emigrantëve. Falë kësaj lidhje, Gjykata e Apelit i anuloi vendimet lidhur me këtë rast, gjoja për mungesë të provave. Analiza e BIRN shkon më tej, deri edhe te shkrimet e Ivanovit si profesor, por edhe në ngritjen e OBRM-së. Dimitar Dimitrov theksonte gjithashtu se Ivanov kishte gisht edhe në strukturën organizative të partisë, si dhe deri te tezat e antikuizimit të Maqedonisë, shkruan Alsat M.

Ai sugjeroi se partia duhet të jetë një organizatë gjysmë ushtarake, dhe se nuk duhet t’i kushtohet aspak vëmendje demokratizimit të brendshëm të partisë, se partisë i duhet një disiplinë e hekurt, një hierarki e pathyeshme, një lider të padiskutueshëm, dhe pikë -tha Dimitar Dimitrov, ish ambasador.


Sipas analizës së BIRN, kjo deklaratë lidhej me adhurimin e tij ndaj teknikave të qeverisjes nga Putin. Në një studim të tijin, “Lexo për Rusinë dhe shkruaj për Maqedoninë”, ai aludonte madje se Maqedonisë i duhej një Putin. Në analizë tregohet edhe se Ivanov ka qenë një mbështetës i lustrimit, proces ky që u vu në jetë nga ish kryeministri Gruevski.

Por Ivanov do të mbahet më së shumti në mend, për faljen e 56 personave më 12 prill të 2016, thuajse të gjithë zyrtarë të lartë, të cilët u vunë nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike, për shpërdorim pushteti. Një akt i tillë ngjalli reagime të fuqishme në opinion, të cilët u manifestuan në protesta të dhunshme nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve tjera të vendit. Pas rreth 2 muajve, më 6 qershor, ai tërhoqi vendimin, duke mbrojtur të njëjtin mendim, se iniciativën e kishte qëllimmirë për t’i dhënë fund krizës.

Me besim të plotë se marr vendim në interes të shtetit dhe kombit, pavarësisë së tij dhe stabilitetit, vendosa që t’i vihet fund kësaj agonie në Maqedoni – deklaroi Gjorge Ivanov, President.

Analiza e BIRN përmbyllet me pyetjen retorike, nëse do të zbardhet një ditë roli i vërtetë i presidentit Ivanov në krizën politike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori