LAJMI I FUNDIT:

I biri i Remzi Hoxhës: 24 vjet nga zhdukja s’ka gatishmëri për zgjidhje të kësaj tragjedie

I biri i Remzi Hoxhës: 24 vjet nga zhdukja s’ka gatishmëri për zgjidhje të kësaj tragjedie

Ardian Hoxha, i biri i ish-veprimtarit të zhdukur, Remzi Hoxha ka thënë se edhe 24 vjet nga zhdukja e të atit nuk ka gatishmëri që të ketë një zgjidhje të kësaj tragjedie.

“Në ditët e para nuk dihej a e kanë marrë individë apo shteti dhe më vonë e mësuam se e kishte marrë shteti [Shqipëria] dhe angazhuam njerëzit më me autoritet që kishte Kosova dhe Shqipëria dhe kaluan dhjetë vjet derisa filloi një proces gjyqësor. Derisa doli prokurori Xhevat Hana që vendosi të merrej me çështjen. Ishin tre persona që emrat e tyre shfaqeshin gjithandej, njerëz të SHIK (Shërbimit Inteligjent Kombëtar) dhe mbas dhjetë vjet filloi një proces i mirëfilltë gjyqësor”, ka thënë Hoxha, njofton Klan Kosova.

“Prokurorin Xhevat Hana e helmuan në spital dhe pastaj vdiq. Procesi zgjati 7 vjet dhe u bën 17 vjet për drejtësinë në Shqipëri që këta individë nga SHIK e kishin rrëmbyer dhe torturuar dhe kishte vdekur. Kur e rrëmbyen basin tim ishte e shtunë, ishte në zyrë në kompaninë e tij dhe erdhën në sytë e punëtorëve dhe e prangosën dhe e morën. Njëra nga tri veturat ka qenë me tabela TR, policia na dha dokumentin se ajo veturë ishte e SHIK. Në SHIK e mohonin që e kishin marrë dhe mundoheshin në atë mënyrë që ta heqin përgjegjësinë nga vetja”.

“Organet tjera thoshin se nuk kanë dijeni për rastin. Kështu e kanë mohuar gjatë gjithë kohës. Në ditën e 4 po 5 pas rrëmbimit nga torturat që i janë bërë ka ndërruar jetë. Këtu lidhet gjithçka, qëllimi s’ka qenë të ta vrasin por iu ka ngel në dorë nga torturat”.

Ardiani ka thënë se babai i tij Remziu ka qenë një prej veprimtarëve të çështjes shqiptare në Kosovë dhe ishte themelues dhe kryetar i Shoqatës për Ekonomi të vogël dhe Zejtari”.

“Babi im ishte një nga financuesit më të mëdhenj të UCK. Dy kamionët e parë me armatim i kishte sjell babi im në Kosovë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori