LAJMI I FUNDIT:

Binjaket me kafka të ngjitura, ndahen pas 50 orë në sallën e operimit

Binjaket me kafka të ngjitura, ndahen pas 50 orë në sallën e operimit

Binjaket 2-vjeçare me kafka të ngjitura janë ndarë me sukses pas tre operacioneve të vështira në një spital në Londër.

Mjekëve iu janë dashur më shumë se 50 orë operacion, ku u përfshinë 100 punonjës të stafit.


Binjakët e lindura me kafka të ngjitura, babai i të cilëve ka vdekur, nga Pakistani erdhën për të jetuar në Londër me nënën e tyre, gjyshin Mohammad Sadat, 57 vjeç dhe xhaxhain.

Ato tani bëjnë fizioterapi të përditshme si pjesë e rehabilitimit.

Nëna e tyre, Zainab Bibi, 34 vjeç, tha: “Ne jemi në borxh me stafin e spitalit dhe duam t’i falënderojmë për gjithçka që kanë bërë”.

Binjakët e ngjitur janë raste shumë të rralla – ku prek 1 në 2.5 milionë raste në vit, përcjell javanews.al.

Vajzat nga Pakistani lindën me kafkat dhe enët e gjakut të ngjitura me njëra-tjetrën.