LAJMI I FUNDIT:

Binjakët identikë mbijetojnë duke mbajtur njëri-tjetrin për dore (Foto)

Binjakët identikë mbijetojnë duke mbajtur njëri-tjetrin për dore (Foto)

Hayley Lampshire u tmerrua kur mori vesh se shtatzënia e saj rrezikohej, pasi binjakët e saj kishin një problem që hasej rrallë, por që mund të çonte në vdekjen e foshnjave.

Foshnjat në bark ndanin një qese të lëngut amniotik, ndërsa ishin të domosdoshme dy, përcjell GSH.

Doktorët kishin paralajmëruar se nëse njëri prej tyre lëvizte rreth mitrës mund të mbytej ose të mbyste tjetrin.

Mirëpo, ata thyen çdo parashikim dhe arritën të mbijetonin në barkun e nënës duke mbajtur njëri-tjetrin për dore. Sot, vogëlushët gëzojnë shëndet të plotë.