LAJMI I FUNDIT:

“Binjakë Siamezë”, sonte premier në teatrin e Pejës (Foto)

“Binjakë Siamezë”, sonte premier në teatrin e Pejës (Foto)

Në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, sonte është premiera e shfaqjes “Binjakë Siamezë”, me skenar dhe regji nga Ekrem Kryeziu.

Triologjia që tregon përjetimet e tmerrshme të luftës dhe pasojat e tyre pas lufte, vihen në jetë nga aktorët Agon Bala, Shpresa Salihaj dhe Flormend Shabanaj, transmeton Telegrafi.

Regjisori, aktorët dhe bashkëpunëtorët e shfaqjes

Personazhet kryesore, bashkëshortët Dini dhe Dina, tregojnë përjetimet e tyre mizore, para psikologut që mundohet t’ju ndihmojë.

Drama që fillon në orën 21:30, është e gërshetuar me elemente nga kohë të ndryshme, që shoqërohen me tinguj të shumë dhe drita verbuese. /Telegrafi/