Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman e ka cilësuar si “gabim” vrasjen e Jammal Khashoggi, për të cilin CIA pretendon se e porositi princi personalisht.
Bin Salman ka dhënë intervistë për Fox News, mediumin e parë amerikan që nga viti 2019, duke folur për ngjarjet që ndodhën gjatë kohës sa ai është në pushtet, transmeton Telegrafi.
E kryesorja është gjithsesi vrasja e gazetarit të Washington Post, Jammal Khashoggi në vitin 2018, për të cilin CIA konstatoi se Bin Salman e kishte porositur personalisht.
Khashoggi kishte shkruar disa artikuj që kritikonin princin e kurorës, kurse nga inteligjenca amerikane thonë se vrasja e Khashoggit ku morën pjesë 15 persona që organizuan pritën dhe e vranë – nuk ka mundur të ndodhë pa pëlqimin direkt të bin Salman.
Ai i tha Bret Baier, moderatorit të Fox News, si “çdo person i përfshirë” në vrasjen e Khashoggit po e vuan dënimin në burg dhe duhet të “ballafaqohen me ligjin”.
“Po ndërmarrim të gjitha masat që do të duhej t’i ndërmerrte cilido vend… Këtë e kemi bërë në Arabinë Sauditë dhe rasti është mbyllur. Gjithashtu, po tentojmë të avancojmë sistemin e sigurisë për t’u siguruar që gabime të tilla të mos përsëriten”, tha bin Salman.
Ai e cilësoi gazetarin dhe kritikun e tij si “gabim” të “dhimbshëm”, duke shtuar se po punon në reformat e sistemit të drejtësisë që të sigurohet që të gjithë të jenë të “sigurt”.
Gazetari gjithashtu e pyeti për lidhjet e Arabisë Saudite me sulmet e 11 shtatorit, ku 15 deri në 19 rrëmbyes që kryen sulmin ishin shtetas të Arabisë Saudite.
Ai ka hedhur poshtë akuzat që qeveria e tij mundësoi apo mbështeti sulmet, duke numëruar një sërë sulmesh që Osama bin Laden i planifikoi dhe i kreu kundër Arabisë Saudite në vitet e 90-ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu e fundosën Houthit anijen me flamur grek

Pesë muaj verë në Evropë - vetëm një qytet para Tiranës

Moti ekstrem në Bosnje-Hercegovinë - shfaqen pamje të reja dramatike

Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës

Shikoni momentin e arritjes së stuhisë në Split

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë