LAJMI I FUNDIT:

Bimët për shtëpi sipas Feng Shui

Bimët për shtëpi sipas Feng Shui
Woman watering plant by window in home

Sipas ‘Feng Shui’ ekzistojnë disa bimë të dhomës, të cilat në hapësirën tuaj jetësore do të shtojnë më shumë kualitet, në krahasim me disa të tjera.

Feng Shui preferon bimët me formë rrethore, sepse energjia jetësore lëviz në cikle-rrathë, kështu që bimët e këtilla do t’ju mbështesin më së miri me energjinë e tyre, transmeton Telegrafi.

Si fillim, është shumë me rëndësi që gjithçka jo-natyrore të largohet nga shtëpia juaj. Në radhë të parë duhet t’i largoni lulet plastike ose ato të thara.

Gjërat e tilla përhapin energji negative dhe sa më gjatë që do t’i keni në shtëpinë tuaj, aq më shumë energji negative do të thithni dhe pastaj edhe vetë ju do të bëheni negativ.

color-ideas-for-living-rooms

Në vazo mbani vetëm lule të freskët dhe atë mbajeni në mes të hapësirës. Ajo do t’i thith aromat dhe toksinat. Çdo ditë ndërrojani ujin dhe largoni gjethet e vyshkura.

I vetmi përjashtim nga ky rregull është livanda aromatike, sepse simbolizon qetësinë dhe relaksimin. Vetëm ajo mund të shfrytëzohet edhe e thatë.

Sipas Feng Shui energjinë pozitive në shtëpinë tuaj do ta përhapin të gjitha bimët me gjethe të trasha. Këtu hyjnë aglaonema, krotoni, eheveria, difenbahia, aguliçja, manushaqja etj.

Gjethet e trasha janë më rrethorë dhe ofrojnë më shumë lumturi.

8eDuj1Y

eheveria

Edhe pse bambusi nuk është bimë tipike për zbukurim, ai konsiderohet si një zgjidhje e shkëlqyer për kuzhinën dhe banjën tuaj, sepse ka nevojë për lagështi që të rritet.

bambus

Për mbjellje mund të shërbejnë gurët e imët ose dheu i zakonshëm, të cilin gjithmonë duhet ta mbani të njomë.

Palmat janë bimë paksa më të mëdha dhe janë të përshtatshme për hapësira shumë të mëdha ose për korridore.

palma

Palmave iu pengon ajri i thatë, por edhe lagështia, prandaj ato duhet të ujiten mesatarisht (jo shpesh).

Liana, për shkak të elasticitetit të saj ajo zbut linjat e mprehta të orendive shtëpiake, sirtarëve, dritareve etj. Nëse kujdeseni mirë për të, ajo do të rritet shumë shpejt.

liana

Në vend të lianës mund përdorni edhe shporta të varura, në të cilat mund të vendosni bimë me gjethe rrethore, më së miri në skajet e dhomave, të cilët në këtë mënyrë do t’’i mbuloni.

Zgjidhja më e keqe janë kaktuset.

kaktus

Ekziston një mendim se njerëzit të cilët kanë karakter “të shpejtë” dëshirojnë të jenë të rrethuar me kaktuse ose bimë tjera me gjemba. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori