LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish konfirmohet si kryesuesja e festivalit “Glastonbury 2022”

Billie Eilish konfirmohet si kryesuesja e festivalit “Glastonbury 2022”

Billie Eilish është konfirmuar si titullare për “Glastonbury 2022”.

Këngëtarja e “Lost Cause” i ngacmoi fansat gjatë fundjavës duke ndarë një foto në InstaStory të saj duke veshur një bluzë të festivalit “Glastonbury”, shkruan DailyMail.

Billie ndezi spekulimet se ajo po performon në skenën e famshme të muzikës në Somerset të Anglisë vitin e ardhshëm.


Foto: Billie Eilish/InstaStory

Dhe tani, organizatorët e Glastonbury, Emily dhe Michael Eavis kanë konfirmuar zyrtarisht se fituesja e “Grammy” do të performojë në skenën e Piramidës, të premten, 24 qershor 2022, dhe Billie do të bëjë histori si kryesuesja më e re ndonjëherë e festivalit, ndërsa është gjithashtu hera e saj e parë që kryeson një festival në Britaninë e Madhe.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për të konfirmuar se Billie Eelish do të kryesojë Fazën Piramidale të premten mbrëma në Glastonbury 2022, për t’u bërë këngëtarja më e re ndonjëherë që bën hapjen e festivalit. Kjo do të jetë shfaqja e saj e parë kryesore e festivalit në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare në Twitter të Glastonbury.

Foto: AP

Ylli 19-vjeçar, e cila u rrit në Los Angeles performojë në “The Other Stage” të Glastonbury në vitin 2019, dhe pranoi se nuk ishte në dijeni se sa e madhe ishte marrëveshja për të performuar në festivalin legjendar kur ajo mori ftesën.

“Ndihem shumë në siklet sepse nuk e kisha idenë se Glastonbury ishte diçka e tillë. Nuk e dija derisa këndova aty. Dhe të gjithë thoni o Zot ti ke performuar në Glastonbury”, tha ajo.

Festivali rikthehet mes datave 22 dhe 26 qershor 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori