LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates thotë se IA do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, por duhet ‘të përdoret nga njerëz me qëllim të mirë’

Bill Gates thotë se IA do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, por duhet ‘të përdoret nga njerëz me qëllim të mirë’

Bill Gates ka thënë se Inteligjenca Artificiale (AI) do të përshpejtojë inovacionin dhe do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike – por gjithashtu paralajmëroi se duhet “të përdoret nga njerëz me qëllim të mirë”.

Filantropisti dhe bashkëthemeluesi i Microsoft-it i bëri komentet gjatë një interviste me Sky News, përcjell Telegrafi.

Gates ka thënë se AI deri më tani kishte “luajtur një rol mjaft modest” në ndihmën për të luftuar ndryshimet klimatike, por do ta bënte inovacionin “shumë më të lehtë”.


Ai tha: “AI na ndihmon të modelojmë gjërat në shkenca: të kuptojmë më mirë materialet, katalizatorët dhe si të bëjmë proteinat”.

“Inteligjenca artificiale, në çdo fushë të përpjekjeve, do të përshpejtojë inovacionin,…”.

Ndërsa kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për deklarimet se teknologji të tilla mund të përdoren për të përmbysur qeveritë, Gates tha se “nuk e kishte dëgjuar atë skenar të veçantë”.

“Inteligjenca artificiale është aq e rëndësishme sa duhet të sigurohemi se përdoret kryesisht nga njerëz me qëllim të mirë”, tha ai.

Ai shtoi se “sa herë që keni një teknologji të re”, ajo “kryesisht përdoret nga mësuesit, mjekët dhe shkencëtarët për t’i ndihmuar ata të jenë më efektiv”, por tha se “AI mund të përdoret nga” njerëz të përfshirë në sulme kibernetike ose ndërhyrje politike.

Megjithatë, ai mbeti optimist për të ardhmen, duke shtuar: “Gjëja më e madhe do të jetë avancimi i shkencës mjekësore, avancimi i arsimit dhe marrja me çështje klimatike dhe që ajo të shfrytëzohet që të ecët edhe më shpejt”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori