LAJMI I FUNDIT:

Bill Clinton shpërthen në lot, kur dëgjon historinë e kamarierit kosovar

Bill Clinton shpërthen në lot, kur dëgjon historinë e kamarierit kosovar

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka shpërthyer në lot në një nga restorantet e New York City. Kjo ndodhi pasi një ish- refugjat nga Kosova, i ra në gjunjë atij duke iu falënderuar që i shpëtoi jetën.

Bill Clinton, i cili është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për Pavarësinë e Kosovës, po darkonte në mbrëmjen e së premtës bashkë me zonjën e tij Hillary Clinton në “Sea Fire Grill”.


Sipas TMZ, teksa çifti Clinton po shijonin salmonin një nga kamarierët, i cili doli të jetë refugjat nga Kosova, u afrua tek tryeza e tyre duke iu rënë në gjunj dhe duke i thënë këto fjalë: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Nëse nuk do të ishit ju, unë sot nuk do të isha i gjallë”, është shprehur kosovari tashmë 32 vjeçar, i cili kishte përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999, si pasojë e luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kamarieri i rrëfeu Bill dhe Hillary Clinton historinë e tij pikëlluese, që atyre iu ngjante në një përrallë.

Ai ishte një emigrant shqiptar që kishte vetëm 16 vjet dhe po luftonte me jetën derisa në Kosovë po zhvillohej luftë.

Refugjati nga Kosova po ashtu rrëfeu ish-presidentit Bill Clinton se si familjarët e tij, babai e të tjerët u torturuan nga forcat serbe, njofton Klan Kosova.

Duke dëgjuar gjithë rrëfimin, ish-Presidenti Clinton, u emocionua dhe thuhet se qau dhe përqafoi shumë kosovarin i cili në ato momente ishte duke servuar në cilësinë e kamarierit të restorantit.

Raportohet se kamarieri kosovar, duke pasur parasysh ngjarjet aktuale rreth emigracionit, nuk ka pranuar të i publikohet identiteti apo ndonjë fotografi e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori