LAJMI I FUNDIT:

Biletat e Kombëtares shqiptare kanë arritur në Kosovë!

Biletat e Kombëtares shqiptare kanë arritur në Kosovë!

Zyra e DHL në Kosovë ka lajmëruar se simpatizuesit e Kombëtares shqiptare që kanë porositur biletat online, mund ti marrin ato në zyrën e DHL në Prishtinë.

Shumë simpatizues të Kombëtares shqiptare tashmë me padurim presin që të pajisen me bileta për ndeshjet e kombëtares shqiptare.

Shumë prej tyre kanë bërë porosi online në faqen zyrtare të UEFA-s. Grupi i parë i biletave tanimë kanë arritur në Kosovë. Për këtë është përkujdesur zyra e DHL në Kosovë, e përfaqësuar nga kompania 3P Logistics.

Ftohen të gjithë simpatizuesit që janë në pritje të biletave të kontaktojnë për të konfirmuar se a kanë arritur biletat e tyre.

Kjo zyre operon me orar prej 8 deri në 17 gjatë ditëve të punës dhe prej 9 – 13 të shtunave. Klientët mund të kontaktojnë me zyrën qendrore edhe përmes telefonit 038 400 371 apo 038 248 548 apo edhe përmes emailit dhl@3plog.com. Zyra ndodhet në lagjen Arbëria në Prishtinë, më saktësisht në rrugën Ahmet Krasniqi.

Në Kosovë, DHL përfaqësohet nga kompania 3 P Sh.P.K që është operator i licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë për ofrimin e shërbimeve postare përfshirë shërbimet postare ekspres si dhe shërbimet postare korrier vendore e ndërkombëtare./Telegrafi/
DHL_Brenda