LAJMI I FUNDIT:

BIK-u apel për besimtarët: Mos bini në lajthitje nga individë të ndryshëm

BIK-u apel për besimtarët: Mos bini në lajthitje nga individë të ndryshëm

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një njoftimi për emdia bën apel tek besimtarët që mos të bien pre e disa individëve në lidhje me therjen e kurbanëve.

Sipas BIK therja e kurbanëve bëhet sipas dispozitave fetare dhe në thertoret e licencuara.


Komunikata e plotë e BIK-ut:

Jemi në prag të festës së Kurban Bajramit, që, siç dihet, është ndër festat kryesore për besimtarët myslimën. Festa e Kurban Bajramit vjen pasi besimtarët kryejnë një ndër kushtet themelore të fesë – Haxhin. Përveç, kryerjes së Haxhit, besimtarët në këtë festë janë të obliguar që të therin edhe kurbanin. Therja e kurbanit është e normuar me rregullat fetare islame, e që jemi të obliguar t’i zbatojnë që të gjitha.

Si tradicionalisht, Kryesia e BIK organizon grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanit në mënyrë kolektive. Porosia për kurban bëhet nëpër Këshillat vendore, në xhamitë anekënd Kosovës dhe në pikat tjera të autorizuar nga Kryesia e BIK në Kosovë, në Diasporë pranë qendrave e xhamive shqiptare, si dhe përmes xhirollogarisë të hapur enkas për këtë qëllim.

Për këtë arsye Kryesia e BIK ka formuar Komision të veçantë, i cili merret me organizimin dhe mbikëqyrjen e aksionit për grumbullimin e mjeteve për therjen e kurbanëve.

Mirëpo, Kryesia e BIK është e shqetësuar me veprimin e disa individëve që po grumbullojnë mjete nga besimtarët në emër të therjes së kurbanëve. Kryesia e BIK njofton besimtarët dhe të gjithë të interesuarit që duan të bëjnë porosi për therjen e kurbanit që këtë ta bëjnë në kapacitet individual ose të porosisin therjen në institucionin e BIK, sepse për të ther kurban në kuptimin e plotë të fjalë së pari duhet plotësuar kriteret fetare që kërkohen me dispozitat e fesë. Fjala është këtu për kafshën që do të theret për kurban. Po ashtu, organizimi për therjen e kubanit kërkon edhe plotësimin e kushteve të parapara me ligjet në fuqi për të ruajtur shëndetin publik. Therja e kurbanëve duhet të behet në thertoret të cilat i plotësojnë kushtet higjienike dhe të sigurisë ushqimore të parapara sipas standardeve hallall dhe jenë të nën mbikëqyrje nga veterinarët dhe teknologët ushqimor. Gjithashtu, kafsha e cila synohet të theret duhet të këtë paraprakisht raport shëndetësor dhe patjetër të kontrollet nga veterinari para therjes.

Apelojmë te besimtarët që të mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm kur është fjalë për therjen e kurbanit, sepse duhet pasur parasysh që kurbani është dispozitë fetare, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të përgjegjshëm që therja të bëhet duke respektuar në tërësi parimet e fetare dhe kushtet higjeno- sanitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori