LAJMI I FUNDIT:

“Bienalja e Arkitekturës 2018”, apliko në një prej konkurseve më prestigjioze në fushën e arkitekturës

“Bienalja e Arkitekturës 2018”, apliko në një prej konkurseve më prestigjioze në fushën e arkitekturës

Vetëm edhe 10 ditë kanë mbetur kohë për aplikim në një prej konkurseve më prestigjioze në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor “Bienale e Arkitekturës 2018”.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektet, që të promovojnë punën e tyre të viteve të fundit dhe të vlerësohen nga profesionistet.

Aplikimi është i hapur në 14 kategori të ndryshme duke përfshirë projektet arkitektonike, projektet urbane, projektet e trashëgimisë e të enterierit. Po ashtu, do të ndahet edhe çmimi i karrierës “Bashkim Fehmiu” dhe Çmimi Kryesor i Bienales për përzgjedhjen e të cilit do të përfshihen projektet e të gjitha kategorive në kandidim.

Te gjitha projektet e përfunduara, por edhe ato ne zhvillim, kanë hapësirë që të aplikojnë.

Aplikimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të zgjidhen 10 fotografi të projektit, një nga të cilat do të përdoret për publikim në katalogë dhe përshkrim projektit me 250-1000 fjalë. Ndërkaq, çmimi simbolik i aplikimit është 30 euro për anëtaret e Asociacionit dhe 60 euro për aplikuesit jo-anëtare, duke aplikuar 10% zbritje për çdo projekt të ardhshme për të gjithë arkitektet që duan të aplikojnë me më shumë se një projekt.

Vlen të theksohet ftesa edhe për arkitektet kosovare të cilët veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në vendet e tjera, që të jenë pjesë e “Bienale e Arkitekturës 2018” dhe te vlerësohen për punën e tyre.

Kategoritë e hapura për aplikim janë:

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE TË BANIMIT

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ADMINISTRATIVE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ARSIMORE-EDUKATIVE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE PËR ART-KULTURË

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE HOTELERIKE-SHËRBYESE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE INDUSTRIALE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE KOMERCIALE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE MJEKËSORE / SOCIALE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE REKREATIVE

PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE AGROKULTURËS

PROJEKTI MË I MIRË URBAN/PEISAZHOR

PROJEKTI MË I MIRË ENTERIERIT

PROJEKTI MË I MIRË I INTERVENIMIT NE NDËRTESA

PROJEKTI MË I MIRË I ARDHSHËM / NE ZHVILLIM

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, ka ndërmarrë një tur të promovimit të këtij aktiviteti në të gjitha komunat e Kosovës, ku ka marrë përkrahjen e merituar, jo vetëm nga komuniteti i arkitektëve, por edhe nga zyrtarët e komunave dhe drejtoritë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet në muajin shkurt 2019, në një Gala mbrëmje, me të ftuar special nga komuniteti i arkitektëve.

Një falënderim i veçantë për të gjitha kompanitë përkrahëse të këtij aktiviteti, si dhe të gjithë partnerët medial të cilët bëjnë të mundur promovimin.

Për më shumë informacion dhe për mënyrën e aplikimit, mund të drejtoheni në linkun: http://a-a-k.org/bienale/

ose në adresat elektornike  administrata@a-a-k.org ose info@a-a-k.org.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori